Piktura e viteve 1860 që habiti studiuesit dhe u bë virale!

3 Tetor 2022, 12:44 / TRENDING ALFA PRESS

Kjo pikturë e veçantë  e viteve 1860  ku duket një vajzë me telefon në dorë dhe një djalë që e pret me buqetë lulesh, u bë virale për herë të parë në vitin 2017 pasi u pa në muzeun New Pinakothek në Mynih, ku qëndron piktura – The Expected One nga Ferdinand George Waldmüller.

Po, asgjë nuk duket se ka ndryshuar përtej veshjeve të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Spias studjuesve të kohës moderne, rezulton se ajo nuk është një duke parë një telefon, por përkundrazi, po lexon një libër himnesh, sipas galerisë ku është ekspozuar.

Peter Russell, i cili bëri vëzhgimin i tha Motherboard:

Ajo që më bën përshtypje më së shumti është se me sa shumë mundësi teknologjia ka ndryshuar interpretimin e pikturës dhe në një farë mënyre ka shfrytëzuar të gjithë kontekstin e saj.

Ai shtoi: “Ndryshimi i madh është se në 1850 ose 1860, çdo shikues do të kishte identifikuar objektin në të cilin vajza po lexonte si një libër himnesh ose lutjesh.

Sot, askush nuk mund të mos e shihte ngjashmërinë me imazhin e një adoleshenteje e zhytur në rrjetet sociale në telefonin e saj".- tha Russell

Po ndodh...