
‘Pse njerëzit bërtasin kur janë të nevrikosur?’ Përgjigjia do t’ju lërë pa fjalë

“Një ditë, një mendimtar indian i bëri këtë pyetje dishepujve të tij: “Pse njerëzit bërtasin kur janë tënevrikosur?”.
“Bërtasin sepse humbasin qetësinë”, tha njëri prej tyre.
“Po pse duhet të bërtasin, kur personin tjetër e kanë pranë?”, vazhdoi mendimtari.
“Bërtasin sepse dëshirojnë që personi tjetër t’i dëgjojë”.
Mendimtari vazhdoi të pyeste: “Pse nuk do t’i dëgjonte personi tjetër, nëse do të flisnin me zë të ulët?”.
U dhanë shumë përgjigje, por asnjëra nuk e bindi filozofin. Ndaj, ai vazhdoi: “A e dini se pse bërtasin realisht njerëzit, kur ndihen të nevrikosur? Sepse kur janë në gjendje inati, zemrat e tyre largohen nga njëra-tjetra. Për ta mbuluar një distancë të tillë, duhet të bërtasin që të mund të dëgjohen. Sa më të acaruar të jenë, aq më shumë bërtasin që ta dëgjojnë njëri-tjetrin. Këtë gjë mund ta krahasoni me situatën, kur dy njerëz janë të dashuruar. Ata nuk bërtasin, flasin qetësisht, sepse zemrat e tyre janë mjaft pranë. Distanca mes tyre është e vogël. Ndonjëherë ato janë aq pranë, saqë nuk e kanë aspak të nevojshme të flasin. Kur dashuria është shumë e madhe, nuk është e nevojshme të flasësh, mjafton ta shohësh personin tjetër në sy dhe ke për ta kuptuar shumë mirë”.
Pastaj, mendimtari e mbylli diskutimin duke shtuar: “Kur ju diskutoni, mos lejoni që zemrat tuaja tëdistancohen. Mos thoni fjalë që mund t’i largojnë ato më tepër, sepse do të vijë një ditë, kur largësia do tëjetë aq e madhe, saqë ato nuk do ta gjejnë më rrugën për t’u kthyer bashkë përsëri”. – Gandhi/ Bota.al
Po ndodh...

Disa rekomandime dashamirëse për foltoristët e 7 Korrikut
ide

Kur Berisha “vesh” këpucët e Lulzim Bashës

Pse amnistia ndihmon trafikantët

Bujqësia e Rilindjes, sektori i gomerëve nuk ecën fare keq!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128