Sa të shpejtë e kanë shqiptarët internetin? Renditemi në vendin e 77-të në botë. Kryeson Singapori

Interneti është bërë një ndër pjesët më të pandashme të jetës sonë të përditshme. Gjithnjë e më shumë kohë po kalojmë të lidhur me rrjetin, si për punë, komunikim apo argëtim. Gjatë viteve të fundit, specialistët e teknologjisë dhe IT-së kanë ndërmarrë një sërë ndërhyrjesh për të përmirësuar cilësinë e internetit, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më të sigurt ndaj rreziqeve kibernetike. Ndër zhvillimet më të rëndësishme ka qenë implementimi i rrjetit 5G në telefonat celularë, si dhe përmirësime të vazhdueshme në rrjetin e internetit shtëpiak.
Por sa e shpejtë është realisht lidhja e internetit në Shqipëri? Sipas të dhënave të publikuara nga Speedtest.net për vitin 2025, shpejtësia mesatare e internetit në vendin tonë ka arritur në 80.32 megabit për sekondë. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 77-të në botë, nga 152 shtete të marra në shqyrtim.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi rezulton të ketë internetin më të shpejtë, duke u renditur në vendin e 54-t. Serbia dhe Kosova gjithashtu paraqiten më mirë se Shqipëria, me Serbinë në vendin e 66-të dhe Kosovën në vendin e 74-t. Maqedonia e Veriut ka një shpejtësi mesatare prej 47.6 megabit për sekondë, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina qëndron më poshtë në listë, në vendin e 119-të, me një shpejtësi mesatare prej vetëm 33.2 megabit për sekondë.
Në rang global, vendet aziatike mbeten kryesuese për nga shpejtësia e internetit. Singapori mban vendin e parë me një shpejtësi mesatare prej 336 megabit për sekondë, i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hong Kongu. Në Europë, Franca është lideri i kontinentit me një shpejtësi mesatare prej 287 megabit për sekondë.
Në anën tjetër të spektrit ndodhen vendet me internetin më të ngadaltë. Kuba renditet e fundit në botë për nga shpejtësia, ndërsa shtete si Afganistani, Turkmenistani dhe Siria kanë gjithashtu lidhje shumë të dobëta, të ndikuara kryesisht nga mungesa e infrastrukturës dhe vështirësitë ekonomike apo politike./SCAN
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



