120 kokrra ekstazi dhe 103 doza MDMA e ketaminë, 2 anglezë të arrestuar në Vlorë

9 Qershor 2025, 14:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

120 kokrra ekstazi dhe 103 doza MDMA e ketaminë, 2 anglezë të

Është finalizuar në Vlorë një operacion policor antidrogë, ku është goditur veprimtaria kriminale e shitjes së drogave të forta në zonat bregdetare të qarkut.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se janë sekuestruar 103 doza MDMA dhe Ketaminë, si dhe 120 kokrra Ekstazi, të përgatitura për shitje.

Po ashtu është sekuestruar edhe një automjet, si dhe një shumë parash prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në pranga kanë rënë dy shtetas anglezë, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në Dhërmi, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

DVP Vlorë-Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Cocktail”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në zonat bregdetare të qarkut.

Sekuestrohen 103 doza MDMA dhe Ketaminë, si dhe 120 kokrra Ekstazi, të përgatitura për shitje.

Vihen në pranga 2 shtetas anglezë, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në Dhërmi, si dhe në automjetin e tyre, së bashku me një shumë parash prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Cocktail”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj, lindur dhe banues në Londër, J. B., 34 vjeç, dhe J. C., 33 vjeç, të cilët qëndronin të akomoduar në fshatin Dhërmi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza me lëndë narkotike të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndëve narkotike në ambientet e argëtimit përgjatë vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Po ndodh...