22-vjeçarja në Sarandë plagos me thikë bashkëshortin

Një 22-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj pasditen e së mërkurës. Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen Nr.2, të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, teksa dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 22-vjeçarja ka goditur me thikë në shpatull, bashkëshortin.
28-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-
Digjet një furgon në Llogara, detajet e para
6 Mars, 18:04 -
-
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



