
26 plumba për vrasjen e Bujar Nasufit, e vetmja provë dëshmia e bashkëshortes: Autori ju afrua dhe qëlloi shpejt

Plot 26 plumba të kalibrit 9 mm janë zbrazur mbi makinën e Bujar Nasufit, mobilierit i cili mbrëmjen e djeshme mbeti i vdekur në vend.
Ekspertët e policisë dhe prokurorisë së Tiranës thanë se autori i krimit ka përdorur një armë të shkurtër MP5, e konsideruar si automatik shumë i shpejtë në qitje.
Deri në këtë fazë të hetimit, policia ka të hapura disa pista hetimore. në makinën e Bujar Nasufit, është sekuestruar dhe një aparat telefonik pa kod por pa mundur të merren material të dobishme për zbardhjen e ngjarjes.
Për momentin e vetmja provë e vlefshme për këtë ngjarje është dëshmia e bashkëshortes së Bujar Nasufit, e cila ka qenë prezent në vendin e krimit, kur burri i saj u qëllua me 26 plumba.
Gruaja ka treguar se sapo kishte zbritur nga mjeti kur një motor që u afrua shumë shpejt dhe në distancë të afërt e ka qëlluar me breshëri.
Në rrëfimin e saj në polici, gruaja ka pohuar se personi nuk ka folur asnjë fjalë, por është larguar menjëherë me një motor që ngjante si ata që përdorin për shpërndarjen e picave.
Në pyetje është marrë dhe njëri nga vëllezërit e viktimës si dhe një person tjetër që Bujar Nasufi, ka pasur një konflikt para 10 vitesh për një pronë.
Viktima ishte pa precedentë penale dhe në Tiranë kohët e fundit kishte hapur një biznes palestre si dhe një mobilieri të vogël.
Sipas informacioneve të para, 56-vjeçari punonte si tapicer, i vëllai merrej me lavazh. Ndërsa babai i tyre ka qenë i angazhuar në fushën e biznesit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128