7 të mitur nën hetim në Tiranë/ Fusnin në kurth “klientët” me profile false në rrjet, ju vidhnin paratë

13 Shkurt 2025, 16:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

7 të mitur nën hetim në Tiranë/ Fusnin në kurth

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një grup prej 7 të miturish të moshës 16-17 vjeç, pasi akuzohen se në mënyrë të organizuar, fusnin në kurth me takime qytetarë të ndryshëm dhe i grabisnin.

Sipas bluve të kryeqytetit, fillimisht të miturit i mashtronin qytetarët duke biseduar me profile të rreme në rrjetet sociale, kryesisht profile femre dhe më pas i fusnin në “kurth” duke lënë takime në vende të errëta dhe aty iu zinin pritë dhe ju vidhnin paratë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç, pasi nëpërmjet profileve false në rrjete sociale, komunikonin me shtetas të ndryshëm dhe në momentin e takimit me ta, në vende pa ndriçim, iu vidhnin paratë.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Po verifikohet për të gjitha rastet ku janë implikuar të miturit dhe komunikimet mes tyre në rrjetet sociale dhe telefon, kurse dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...