Abuzonte se*sualisht me personat me aftësi të kufizuara, lihet në burg “TikTokeri” shqiptar

Florian Zani, “Tik Tok”-eri shqiptar është lënë paraburgim nga gjykata e Athinës, pasi akuzohet për shkelje të ligjeve për poshtërim, dhunë dhe shfrytëzim të personave të pa mbrojtur.
Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi në Zani në rrjetet sociale TikTok dhe YouTube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.
Sipas avokatëve, Zani u shpreh se çdo gjë ishte në kuadër të shakasë dhe se ai mendonte se iu vinte në ndihmë njerëzve me aftësi ndryshe, në kohën që i nxirrte ata në video ose në transmetime live.
Gjithashtu edhe miqtë e tij dëshmuan në mbrojtje të Zanit , por viktimat nuk u lejuan të ishin të pranishëm, pasi sipas gjykatës marrja e dëshmitarë së tyre pa praninë e psikologut do të ishte një poshtërim i dytë për ta.
Kujtojmë se pas arrestimit të Florian Zanit pak ditë më parë, në banesën të cilën kryhej transmetimi live, u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të tik tokerit shqiptar.
Ata u dërguan në një fondacion ku do të mbahen nën kujdesin e mjekëve të specializuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjutera, disa hard disk dhe programe kompjuterike.
Zani do të dërgohet në gjykatë për masë sgurie paraditen e së mërkurës.
-
-
Prapaskenat/ Pse e fshikulloi Rama ish ministren Olta Xhaçka
13 Shkurt, 10:11 -
Piruetat/ Amoraliteti politik i Agron Gjekmarkaj
13 Shkurt, 10:06 -
-
-
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





