Piruetat/ Amoraliteti politik i Agron Gjekmarkaj

13 Shkurt 2024, 10:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Piruetat/ Amoraliteti politik i Agron Gjekmarkaj

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka deklaruae një ditë më parë në "Euronews Albania" se "Sali Berisha është shef i opozitës në Shqipëri dhe unë dhe grupi i deputetëve e njohim dhe pranojmë për të tillë". 

Që Gjekmarkaj njihet për akrobacitë e tij dhe që për një periudhë të shkurtër ka vajtur nga ekstremi në ekstrem, kjo nuk është më e re.

Madje, është bërë aq "normale" për këta deputetë saqë inkoherenca është shndërruar në rregull dhe koherenca përjashtim nga rregulla.

Por çfarë deklaronte Gjekmarkaj disa kohë më parë për Sali Berishën dhe për mundësinë e tij të marrjes së PD-së.

"Nëse fiton linja e Berishës, unë largohem nga Partia Demokratike." - është shprehur ai pak kohë më parë në emisionin "Open" në News 24.

Jo vetëm që nuk u largua nga PD, duke dhënë dorëheqjen dhe të shihte punët e tij, siç kishte premtuar, por e çoi edhe më tej servilizmin dhe inkoherencën, duke e quajtur Berishën shef të të gjithë opozitës dhe jo vetëm të PD.

Kë Agron të besojnë demokratët dhe shqiptarët?

Atë që thotë se do japë dorëhqejen po të marrë Berisha PD apo atë që thotë se Berisha është shef i opozitës shqiptare?

Që të rri i qetë Gjekmarkaj, demokratët dhe shqiptarët e kanë të qartë se çfarë është Agroni, sepse politikani njihet nga veprimet më shumë se sa nga fjalët, por do jenë zgjedhjet e ardhshme ato që do t'ia vendosin qylafit sipas festes edhe presor Gonit.

Piruetat/ Amoraliteti politik i Agron Gjekmarkaj

Piruetat/ Amoraliteti politik i Agron Gjekmarkaj

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128