Aksident në Fier, “Audi” përplaset me kamionçinën, tre të plagosur
13 Mars 2026, 18:11 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier.
Një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Rrapi Mile është përplasur me automjetin tip “Nissan” kamionçinë me drejtues shtetasin Alban Hebeja.
Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të janë lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



