Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, makina bie në kanal, plagoset shoferja 25-vjeçare! Shkak dyshohet shpejtësia dhe lagështia

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (5 Dhjetor) në aksin rrugor Lushnjë-Berat, me pasojë plagosjen e drejtueses 25-vjeçare që ndodhej në timon.
Mjeti tip “Hyunday” ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës automobilistike, në afërsi të fshatit Çiflik, duke u kthyer përmbys.
Makina me targa AB426OB ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesja, një 25-vjeçare, është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin, teksa ktheu edhe trafikun në gjendje normaliteti.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

