Aksident tragjik në Itali, shqiptari humb jetën duke punuar në kantierin e ndërtimit
12 Prill 2024, 09:51 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Besurica të Italisë, ku 58-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke punuar.
Siç bëjnë me dije mediat fqinje, në një zonë ku po zhvilloheshin gërmime është shembur një pjesë dheu dhe si pasojë gjeti vdekjen shqiptari.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ambulancës dhe zjarrfikësve, fatkeqësisht shqiptari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Hetuesit po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe deri më tani nuk dihen më tepër detaje.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

