Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: Nuk dinim not, jeleku i shpëtimit s’na mbajti

Dy turistët anglezë me origjinë ganeze, të cilët u përfshinë në një aksident me Jet Ski paraditen e së dielës tek Shkëmbi i Kavajës, hynë në thellësi edhe pse nuk dinin not.
Tv Klan ka siguruar dosjen e plotë të aksidentit, ku humbi jetën 34-vjeçari Sylvester Obeng, i cili ditën e ngjarjes kishte dalë në det së bashku me partneren e tij për të lundruar me një Jet Ski të marrë me qira, ndonëse nuk ishte i pajisur me patentë.
Në rrëfimin e saj, e mbijetuara Vera Baume ka deklaruar se ajo dhe partneri kanë rënë nga Jet Ski si pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe nuk janë përplasur. Kanë rënë në det dhe, sipas saj, jeleku i shpëtimit nuk i ka mbajtur mbi ujë.
Rrëfimi i saj për marrjen e Jet Ski-t përkon me pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga Klan News.
“Në orën 10:00 të së dielës, shkuam me disa shokë për të marrë motora uji. Personi që ishte aty na mësoi si t’i drejtonim. I dhamë lekët, morëm motorin dhe hymë në ujë. Përpara, na veshi me jelekë; më pas, hymë në ujë avash-avash, pasi nuk jemi specialistë. Kur shkuam larg, Sylvester-i i dha gaz dhe e ktheu motorin në mënyrë të menjëhershme. Aty u rrëzuam dhe ramë në ujë të dy. Nuk dinim not dhe po përpiqeshim të mbijetonim. Duke u përpjekur të mbijetonim, Sylvester-in nuk e mbajti mbi ujë jeleku, dhe unë, në mbijetesë e sipër, nuk e pashë më çfarë ndodhi me të,” tregoi e mbijetuara Vera Baume.
Pas këtij momenti, ndihma e parë u është dhënë nga policia kufitare, e cila rastësisht ka qenë duke patrulluar në zonën ku ndodhi ngjarja. E mbijetuara tregon edhe momentin e mbërritjes së policisë kufitare dhe të skafit të subjektit që jepte Jet Ski me qira.
Vetë pronari i subjektit, Luiz Xhumari, ka deklaruar se ka bërë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë turistëve, por distanca e largët ku çifti anglez kishte lundruar e ka bërë të pamundur shpëtimin e 34-vjeçarit.
Kur dy turistët u nxorën në breg, stafi i një autoambulance, që po i priste në kalatë, konstatoi se ai kishte humbur jetën.
Pas veprimeve hetimore, policia arrestoi pronarin e subjektit që lëshonte me qira mjetet lundruese, pasi rezultoi se u kishte dhënë Jet Ski-n turistëve, ndonëse ishin pa patentë. Xhumari tha në polici se turistët i kishin dhënë një dokument të huaj si leje drejtimi dhe se kishte menduar që ishte patentë e rregullt për Jet Ski.
Gjithashtu, sipas policisë, ai duhet t’i kishte pajisur turistët edhe me skafandër mbrojtëse.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




