Akuzat për korrupsion dhe favore, cilat janë privatizimet e Ahmetajt në Tiranë

22 Qershor 2023, 17:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Akuzat për korrupsion dhe favore, cilat janë privatizimet e Ahmetajt

Prokuroria e Posaçme i ka shtrirë hetimet për Arben Ahmetajn në 4 drejtime, për pastrim parash, korrupsion pasiv, deklarim të rremë i pasurisë dhe shpërdorim detyre.

Një nga emrat më me pozitë në Partinë Socialiste duhet të provojë që është i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të për vendime dhe veprime të kryera gjatë kohës kur drejtoi dikastere të rëndësishme në qeveri.

Ahmetaj akuzohet për privatizim në kundërshtim me ligjin te aseteve në rrugën“5 maji” të shoqërisë “Buka”, mbi të cilën sot ngrihet një pallat. Në vitin 2014, si ish-ministër i ekonomisë, ai ka firmosur vendimin që shfuqizonte firmën e gjykatave, duke i rrëmbyer pronarëve legjitimë me mbiemër Myderizi rreth 6370 m2 truall.

Kallëzuesit kanë vënë në dijeni SPAK-un se, Arben Ahmetaj, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve tek biznesmeni Lirim Fezollari

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK-u ka siguruar informacion se, pas procedurës së privatizimit, Arben Ahmetaj dhe Fezollari kanë udhëtuar në një të njëjtin avion drejt një vendi të Bashkimit Europian.

Për një tjetër çështje të ngjashme, Ahmetaj është akuzuar nga opozita se ka dhënë një tokë në zonën e Unazës për Edmond Begon, që të ndërtojë një kompleks pallatesh me vlerë 60 mln euro. Opozita thotë se, ish-ministri i financave privatizoi serat e unazës për llogari të njeriut të dënuar nga autoritetet italiane për trafik droge.

 

Po ndodh...