Ambasada e SHBA ndan mesazhin e sekretarit të Shtetit Marco Rubio: Ankesa e Trump ndaj NATO-s, nuk bëni sa duhet për sigurinë

13 Shkurt 2025, 20:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e sekretarit të Shtetit Marco Rubio: Ankesa e

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar mesazhin e sekretarit të Shtetit Marco Rubio mbi qëndrimin e presidentit të SHBA, Donald Trump ndaj NATO-s. Në mesazh thuhet se qëndrimi i Presidentit për NATO-n është i njëjtë me atë që ka pasur çdo president tjetër, dhe se shumë nga aleatët e SHBA në NATO, nuk bëjnë mjaftueshëm për sigurinë e tyre.

“Qëndrimi i Presidentit për NATO-n është i njëjtë me atë që ka pasur çdo president tjetër, dhe kjo është se aleatët tanë, shumë nga aleatët tanë në NATO, nuk bëjnë mjaftueshëm për sigurinë e tyre. Çdo president tjetër ka pasur të njëjtën ankesë; ai e ka seriozisht dhe kjo është ajo që ai po shfaq…

Nëse unë do të shpjegoja pikëpamjen e Presidentit për NATO-n, pikësëpari, ata duhet të bëjnë më shumë. Mendoj që në afatgjatë, duhet të bëhet një bisedë nëse Shtetet e Bashkuara duhet të prijnë sigurinë e kontinentit apo të jenë një ndihmë për sigurinë e kontinentit..” –thuhet në mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e sekretarit të Shtetit Marco Rubio: Ankesa e

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128