Shiste drogë bashkë me partneren, arrestohet 25-vjeçari shqiptar! Të rinjve iu gjetën rreth 1200 pako me kanabis në banesë
13 Shkurt 2025, 19:54 / AKTUALITET

Një 25-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçare greke janë arrestuar nga policia në shtetin fqinj, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas mediave, gjatë një aksioni në banesën e tyre, policia ka ndjerë aromën e fortë të drogës dhe me ndihmën e oficerëve hetimit, u gjetën dhe u sekuestruan 1 kilogram e 815 gram kanabis.
Mësohet se kanabisi ishte i ndarë në 1.265 pako, gati për shpërndarje.
Sipas njoftimit të policisë, 25-vjeçari ka pasur probleme me autoritetet për vepra të ngjashme edhe në të kaluarën.
-
-
Katari kërcënon se do të tërheqë investimet për klubin e PSG-së
13 Shkurt, 19:38
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Nga Sokol Neçaj
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Nga Gentian Gaba
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
Nga Blendi Kajsiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

