
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë: Me presidentin Trump, shpirti amerikan është...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, që përkujtohet çdo 4 Korrik.
Shtëpia e Bardhë ka nderuar trashëgiminë e themeluesve të kombit amerikan dhe heronjve që e kanë mbrojtur për 249 vjet, ndërsa shton se me rikthimin e presidentit Trump, shpirti amerikan është rikthyer, i guximshëm, krenar dhe i lirë
“Nën presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer, i guximshëm, krenar dhe i lirë”, thuhet në postim, krahas një fotoje të Trump.
“Në këtë Ditë të Pavarësisë, nderojmë guximin e Etërve Themelues, patriotët që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet.
NËN PRESIDENTIN TRUMP, SHPIRTI AMERIKAN ËSHTË RIKTHYER — I GUXIMSHËM, KRENAR DHE I LIRË.
Gëzuar 4 Korrikun nga Shtëpia e Bardhë”, shkruhet në postim.

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-Reformës së ujit
ide

Shqipëria "tokë e zanun" e politikës!

Katër pamjet e Thethit

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128