
Anija tregtare me flamurin shqiptar përplaset me shkëmbinjtë në Ksamil

21 Shkurt 2024, 15:21 / AKTUALITET
Një anije tregtare me flamur shqiptar është përplasur me shkëmbinjtë në zonën e Ksamilit, ndërsa po lundronte nga Shëngjini në drejtim të portit turk të Herekes.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti detar, ndërsa anija tregtare “Bergfjord” që u përfshi në të është tërhequr në portin e Limjonit në Sarandë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve për t’u rikthyer sërish në lundrim.
Paraprakisht deklarohet se anija është e ngarkuar me afro 1200 ton skrap.
Anija e ndërtuar në vitin 1991 pritej të mbërrinte në Hereke të Turqisë më 25 shkurt.
Autoritetet detare pritet të hetojnë dhe hedhin dritë mbi shkaqet e këtij aksidenti.
-
-
-
Kontrabandonte automjete nga Anglia, procedohet i riu në Shkodër
21 Shkurt, 14:49 -
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128