Arrestohet 56-vjeçari në pikën kufitare, gjenden lëndë shpërthyese brenda mjetit
27 Nëntor 2024, 20:27 / AKTUALITET

Një 56-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga policia malazeze në vendkalimin kufitar Bozaj (Hani i Hotit).
Siç raportohet 56-vjeçari me iniciale Z.N drejtonte një mjet mallrash me targa shqiptare dhe një automjet rimorkio në të cilin ndodheshin shtatë automjete.
Gjithashtu në një nga automjetet “Ferrari” pas kontrollit të imtësishëm, janë gjetur municion luftarak i kalibrit 9 mm.
Po ashtu drejtoria e Policisë thotë se me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë, me kallëzim penal është arrestuar shtetasi Z.N, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mbajtjes pa leje të lëndëve shpërthyese.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

