Bllokohet bypassi i rrugës së Arbrit, shembje dherash e gurësh, bllokohet qarkullimi
22 Nëntor 2024, 19:45 / AKTUALITET

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë krijuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër e anasjelltas nëpërmjet rrugës së Arbrit.
Si pasojë e vërshimit të ujërave ka patur rënie gurësh e zhavorri në rrugë. Ndërkohë, në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Xibrit ka patur shembje dherash të shumta duke bllokuar qarkullimin total të automjeteve.
Sipas raportimit të gazetarit Enver Doçi, dhjetra automjete kanë mbetur bllokuar në të dyja anët për shkak të masivit të madh të dheut të rënë në rrugë.
Ndërkohë, kalimi në këtë aks rrugor, kryesisht në bypassin e Murrizit paraqet rrezik dhe këshillohet të qarkullohet me shumë kujdes deri në pastrimin e plotë të rrugës nga autoritetet.
-
-
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në rrugën Elbasan-Librazhd (Video)
22 Nëntor, 19:37
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
Nga Ermal Peçi
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


