Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në rrugën Elbasan-Librazhd (Video)

22 Nëntor 2024, 19:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në rrugën Elbasan-Librazhd

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe erë të fortë ka shkaktuar problematika ditën e sotme në të gjithë vendin me përmbytje rrugësh, ndërprerje të energjisë elektrike, rrëzime pemësh, si dhe dëmtime çatish të banesave.

Ndërkohë, mësohet se në aksin Elbasan-Librazh ka patur dhe rrëshqitje të shumta gurësh dhe dherash në rrugë nga shpatet e maleve.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme gurët e mëdhenj janë përhapur në rrugë, duke u bërë një rrezik për automjetet që kalojnë në këtë aks, duke theksuar dhe faktin e errësirës.

Ndërkohë, deri më tani mungon reagimi i autoriteteve për të pastruar këtë aks rrugor.

 

Po ndodh...

ide