“Më 28 të gjithë në shesh”, protestuesit marshojnë nëpër rrugicat e Tiranës

22 November 2026, 18:47 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Më 28 të gjithë në shesh”, protestuesit

hirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe thirrje të njëpasnjëshme, qytetarët kanë marshuar nëpër kryeqytet, duke u bërë apel të tjerëve që t'u bashkohen në protestën e paralajmëruar për 28 Nëntor. “Më 28 të gjithë në shesh” është mesazhi që ka shoqëruar marshimin e mbrëmjes, ndërsa protestuesit kanë theksuar se nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre.

Protestat, të cilat kanë vijuar prej muajsh, janë kthyer në një përballje të përditshme me qeverinë. Studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e Edi Ramës, largimin e klasës së vjetër politike dhe krijimin e kushteve më të mira për të ardhmen e të rinjve. Gjatë marshimeve nuk kanë munguar as thirrjet për ndryshim politik dhe kundërshtimi i qeverisjes aktuale.

Ndërkohë, vëmendja po zhvendoset te 28 Nëntori, kur është paralajmëruar një protestë kombëtare në Tiranë. Organizatorët dhe mbështetësit e lëvizjes kanë bërë thirrje për një mobilizim sa më të gjerë, duke kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, por edhe të diasporës.

Po ndodh...