Tirana ndalet në Vorë, bardheblutë humbasin mundësinë për t’u ngjitur në renditje

Java e 12-të e Abissnet Superiores mbyllet me një barazim pa gola mes Vorës dhe Tiranës. Një pikë për secilën skuadër, që ruajnë pozicionet në dy zonat e renditjes.
Java e 12-të e Abissnet Superiores është mbyllur me një barazim pa gola. Vora dhe Tirana u ndanë në barazimin 0-0 në një përballje të luftuar, por me pak hapësira dhe raste të pastra shënimi, duke u detyruar të kënaqen me nga një pikë. Ky rezultat nuk ndryshon pozicionet e dy skuadrave në renditje, por lë gjithçka të hapur në garën për objektivat e sezonit.
Pas 12 javësh, Tirana ngjitet në kuotën e 16 pikëve, me bilancin e 4 fitoreve, 4 barazimeve dhe 4 humbjeve, si dhe golavarazhin 15:15. Bardheblutë mbajnë vendin e gjashtë, në kufirin e zonës së “Championship Round”, vetëm një pikë larg Skënderbeut, AF Elbasanit dhe Dinamo City, që ndajnë vendet 3–5 me nga 17 pikë. Ndërkohë, Vora shkon në 13 pikë, pas 3 fitoreve, 4 barazimeve dhe 5 humbjeve, me golavarazhin 13:21. Skuadra vendase qëndron në vendin e tetë, dy pikë pas Vllaznisë së vendit të shtatë dhe dy pikë përpara Laçit, që renditet e nënta me 11 pikë. Në fund të tabelës mbetet Partizani me 10 pikë.
Kështu, me duelin Vora–Tirana që përfundoi pa fitues, u mbyll edhe java e 12-të e kampionatit, duke lënë garën të hapur si për zonën e sipërme, ashtu edhe për mbijetesën.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


