U mposht nga Lista Studentore, Vuçiç paralajmëron bojkotin në zgjedhjet presidenciale

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Partia Progresive Serbe (SNS) nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në dhjetor, duke e cilësuar të pakuptimtë pjesëmarrjen në kushtet aktuale politike. Megjithatë, ai pranoi se partia mund të marrë një vendim të ndryshëm nga qëndrimi i tij.
Në një intervistë për televizionin “Informer”, të dhënë nga Parlamenti në Beograd, Vuçiç pretendoi se shumica qeverisëse do të mbështetet te rreth 10 subjekte të vogla politike për t’u dhënë legjitimitet zgjedhjeve.
“Për herë të parë njerëzit po u shohin fytyrat. Për herë të parë po shohin fytyrat e pushtetarëve dhe aftësitë e tyre. Çfarë zgjedhjesh? Për çfarë po flisni? Do të dalin nja dhjetë satelitë të vegjël për t’u dhënë legjitimitet, ose nuk e di çfarë tjetër”, deklaroi ai.
Kreu i shtetit serb theksoi se vendimi përfundimtar i takon Asamblesë së Partisë Progresive Serbe, e cila mund të vendosë që të hyjë në garën presidenciale edhe nëse kjo bie ndesh me vullnetin e tij.
“Ndoshta Asambleja e partisë sonë do të marrë vendim që të marrim pjesë, kundër vullnetit tim. Në këto kushte, pjesëmarrja është e pakuptimtë”, u shpreh Vuçiç.
Data e zgjedhjeve presidenciale pritet të shpallet deri më 27 nëntor. Ndërkohë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit fitoi Lista Studentore, ndërsa në dhjetor qytetarët serbë pritet të votojnë për presidentin e ri të vendit.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


