Dortmund fiton me vuajtje, shfrytëzon ndalesën e Bayern-it dhe merr kryesimin  

21 November 2026, 23:51 / SPORT ALFA PRESS

Dortmund fiton me vuajtje, shfrytëzon ndalesën e Bayern-it dhe merr

Borussia Dortmund ka marrë kryesimin e Bundesligës pas fitores 1-0 në transfertë ndaj Borussia Monchengladbach, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të.

Skuadra e drejtuar nga Niko Kovac shfrytëzoi barazimin e Bayern Munich ndaj Koln, duke u ngjitur në kuotën e 24 pikëve, 2 më shumë se bavarezët që zbresin në vendin e dytë.

Takimi prodhoi raste në të dyja portat, ku në pjesën e parë portieri vendas Daniel Batz ndali dy tentativa të Felix Nmecha, ndërsa vendasit nuk gjetën kuadratin me Philipp Sander, Joe Scally dhe Robin Hack.

Në fraksionin e dytë u dalluan sërish portierët, me Gregor Kobel që devijoi gjuajtjen nga distanca të Shuto Machino dhe Batz që reagoi ndaj goditjeve të Maximilian Beier dhe Konstantinos Karetsas.

Goli vendimtar i sfidës u shënua në minutën e 80-të, kur Marcel Sabitzer pasoi në zonë për Nmecha dhe goditja e tij u devijua nga Batz në pjesën e sipërme të rrjetës. Ky rezultat shënon fitoren e dytë të Dortmund në shtatë vizitat e fundit në këtë stadium, ndërsa lë Monchengladbach në vendin e fundit me 4 pikë në 10 javë dhe ende pa fitore në shtëpi.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave në kampionatin gjerman, Eintracht Frankfurt mposhti me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Hoffenheim. Me të njëjtat shifra, 1-0, përfundoi edhe përballja tjetër ku Freiburg mori tri pikët kundër Elversberg.

Po ndodh...