Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në administratën e bashkisë, ku kanë nisur lëvizjet në drejtuesit e institucioneve në varësi të saj.
Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj ka firmosur largimin nga detyra të disa zyrtarëve, të cilët konsiderohen si figura të afërta me kryeministrin Edi Rama. Këto vendime vijnë në një kohë kur raportet mes dy drejtuesve socialistë janë përkeqësuar ndjeshëm.
Mes emrave të shkarkuar është Rigers Sheqeri, i cili mbante postin e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.
Nga Veliaj është shkarkuar edhe Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë.
Përplasja mes Ramës dhe Veliajt është thelluar edhe më tej pas pretendimeve të kryebashkiakut se gjatë qëndrimit në paraburgim është kërcënuar në emër të kryeministrit, përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Ky i fundit ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim me Veliajn, por ka mohuar t’i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese.
Përplasjet kanë dalë tashmë edhe në skenën e brendshme të Partisë Socialiste. Kryeministri Rama ka konfirmuar përjashtimin e Plarent Ndrecës nga strukturat e partisë.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


