Aksident tragjik në Fier-Seman, makina përplas për vdekje 80-vjeçarin me biçikletë

21 November 2026, 17:19 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident tragjik në Fier-Seman, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Seman, ku një 80-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15. Automjeti drejtohej nga një 61-vjeçar, me inicialet V. M., ndërsa biçikleta nga i moshuari N. P., rreth 80 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

 

Po ndodh...