VIDEO/ Rama del nga Asambleja, të rinjtë e presin me thirrje në kor: Jepe dorëheqjen

21 November 2026, 13:30 / POLITIKË ALFA PRESS
VIDEO/ Rama del nga Asambleja, të rinjtë e presin me thirrje në

Asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën është mbyllur pas rreth dy orësh diskutimesh, ku pjesën më të madhe të takimit e zuri fjala e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Në përfundim të mbledhjes, teksa Rama dhe përfaqësues të tjerë të socialistëve po largoheshin nga ambientet e Universitetit të Arteve, një grup studentësh i priste jashtë, në ambientet e Universitetit Politeknik.

Të rinjtë kanë brohoritur në kor thirrjen “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa kryeministri ka reaguar duke e kaluar situatën me sportivitet.

Rama shihet teksa u drejtohet studentëve me një gjest të dorës, ndërsa dëgjohet të thotë: “Hajdeni”.

Po ndodh...