Breshëri mbulon asfaltin në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi pranë tunelit të Murrizit

21 November 2026, 12:01 / AKTUALITET ALFA PRESS
Breshëri mbulon asfaltin në Rrugën e Arbrit,

Reshjet e breshërit kanë përfshirë në orët e mëngjesit zonën e Xibrit, pranë tunelit të Murrizit, duke krijuar një shtresë kokrrizash në asfaltin e Rrugës së Arbrit.

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje breshëri në lartësinë rreth 900 metra mbi nivelin e detit, duke përkeqësuar kushtet e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Drejtuesve të automjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës apo Dibrës u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar, pasi prania e breshërit në rrugë rrit rrezikun e aksidenteve.

Ndërkohë, problem vijon të mbetet edhe furnizimi me energji elektrike ku në disa zona janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erërave të forta.

Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike për abonentët.

Po ndodh...