Melania zbulon të pathënat për Trump: I rrethuar nga servila, vetëm unë i them të vërtetën

21 November 2026, 10:04 / BOTA ALFA PRESS

Melani për Trump: I rrethuar nga servila, vetëm unë i them

 

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka bërë një deklaratë të pazakontë për rrethin e bashkëshortit të saj, presidentit Donald Trump, duke thënë se rreth tij ka shumë njerëz që nuk guxojnë ta kundërshtojnë.

“Unë i them të vërtetën, edhe pse ai thotë se jam e vështirë. Më duket se ndonjëherë ka shumë njerëz rreth tij, shumë persona që i thonë vetëm ‘po’, dhe kjo nuk është e shëndetshme”, u shpreh Melania në një intervistë për një pjesë të dokumentarit të ri kushtuar jetës së saj.

Dokumentari me katër episode nis transmetimin sot në platformën Amazon Prime. Premiera u prezantua një ditë më parë në Lincoln Center, në praninë e vetë Zonjës së Parë.

Po ndodh...