Calhanoglu, Interi i vendos kushte për rinovim të kontratës

Kampionët e Italisë në fuqi, Inter ka nisur bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin turk Hakan Calhanoglu, kontrata aktuale e të cilit skadon më 30 qershor 2027.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit italian i kanë propozuar futbollistit një kontratë të re edhe për dy sezone, deri në qershor të vitit 2029, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, deri në vitin 2030.
Bisedimet janë intensifikuar gjatë javëve të fundit, ndërsa drejtuesit e Interit kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, Gordon Stipic, për të diskutuar kushtet e marrëveshjes së re.
Pjesa më e rëndësishme e negociatave lidhet me aspektin financiar. Aktualisht, Calhanoglu përfiton rreth 6.5 milionë euro neto në sezon, por Interi synon ta ulë pagën fikse në kuadër të politikës së re të klubit për menaxhimin e rrogave të lojtarëve. /Telegrafi
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
Protesta është më e madhe se partitë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


