Elbasan/ Ndërpritet furnizimi me ujë në të gjithë qytetin, defekt në tubacionin kryesor të ujësjellësit
Problemi është shfaqur në tubacionin kryesor DN 400, pranë Parkut Rinia në qytetin e Elbasanit , ndërsa autoritetet parashikojnë rikthimin e furnizimit me ujë gjatë orëve të mbrëmjes.
Defekti i rëndë është konstatuar në tubacionin kryesor të ujësjellësit, me diametër DN 400, pranë Parkut Rinia dhe ka sjellë ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë qytetin e Elbasanit.
Lajmi është bërë i ditur nga shoqëria Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan, e cila përmes një njoftimi publik u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për situatën e krijuar.
Sipas informacionit zyrtar, defekti është konstatuar gjatë ditës së sotme, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen në linjën kryesore të furnizimit me ujë.
Ekipet teknike të Ujësjellësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e tubacionit, me qëllim normalizimin sa më të shpejtë të situatës.
Sipas parashikimit të bërë nga Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan, furnizimi me ujë në të gjitha lagjet e qytetit pritet të rikthehet gjatë orëve të mbrëmjes, pas përfundimit të ndërhyrjes teknike.
Ndërkohë, qytetarëve u rekomandohet të tregojnë mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit normal.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
Protesta është më e madhe se partitë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


