Elon Musk distancohet nga MAGA: Ndihem budalla që shpenzova para për Trumpin dhe aleatët e tij
Elon Musk po shfaq shenja tërheqjeje nga lëvizja MAGA dhe mbështetja e tij për Donald Trumpin, pas rezultateve të fundit zgjedhore që sollën humbje për kandidatët republikanë të mbështetur prej tij.
Në një intervistë për Andrew Ross Sorkin të New York Times, miliarderi pranoi se është i zhgënjyer nga shumat e mëdha të parave që shpenzoi për të ndihmuar kandidatët republikanë, duke vënë në pikëpyetje edhe angazhimin e tij të mëtejshëm politik.
“Unë nuk jam MAGA”, deklaroi Musk, duke theksuar se nuk e konsideron veten pjesë të kësaj lëvizjeje, veçanërisht nëse ajo nënkupton mbështetje të verbër ndaj politikave të Partisë Republikane.
“Nuk jam i sigurt se çfarë do të thotë MAGA, por nuk mendoj se jam pjesë e saj. Mendoj se të dyja partitë kanë anët e tyre pozitive dhe negative”, shtoi ai.
Gjatë zgjedhjeve të nëntorit, Musk shpenzoi afro 500 milionë dollarë për kandidatët republikanë të mbështetur nga Trump. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume, mbi 150 milionë dollarë, u investua në mbështetje të kandidatit për Senatin në Teksas, Ken Paxton, i cili humbi përballë demokratit James Talarico. Sipas të dhënave të përmendura në raportim, kjo shënoi fitoren e parë të demokratëve në nivel shtetëror në Teksas pas më shumë se 30 vitesh.
I pyetur nëse do të vepronte ndryshe po të kishte mundësinë të kthehej pas në kohë, Musk pranoi se mund të kishte shpenzuar më pak.
“Ndihem mjaft budalla që shpenzova kaq shumë para dhe nuk mora shumë në këmbim”, u shpreh ai, duke shtuar se rezultatet zgjedhore tregojnë se paratë nuk janë faktori i vetëm që përcakton suksesin politik.
Deklaratat e fundit vijnë në kontrast me angazhimin e tij të mëparshëm pranë Trumpit. Musk ishte i pranishëm në rreshtin e parë gjatë inaugurimit të presidentit amerikan dhe për disa muaj drejtoi Departamentin për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE), duke u bërë një nga figurat më të afërta me administratën Trump, ndërsa më pas pasoi një krisje mes tyre.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
Protesta është më e madhe se partitë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


