Tirana në protesta, Rama në Berlin i 'jep mend' Evropës: Duhej të kishit folur me Rusinë që në fillim

20 November 2026, 12:04 / POLITIKË ALFA PRESS
Tirana në protesta, Rama në Berlin i 'jep mend'

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të japë këshilla për strategjinë diplomatike të Evropës ndaj Rusisë, gjatë pjesëmarrjes në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin. Përpara nisjes së takimit, Rama e cilësoi një “gabim strategjik” faktin që vendet evropiane nuk kishin krijuar që në fillim një grup përfaqësues për komunikimin me Moskën.

Sipas tij, Evropa duhet të ketë një zë të përbashkët për të zhvilluar komunikime të mundshme me Rusinë, ndërsa përshëndeti krijimin e një grupi të tillë, duke e cilësuar si një zhvillim që duhej të kishte ndodhur shumë më herët.

“Pikë së pari më lejoni të them se është një mundësi e mirë për t'u mbledhur këtu në këtë koalicion pas asaj që po ndodh dhe veçanërisht edhe pas asaj që u vendos në Dublin, për të pasur më në fund një grup përfaqësues që të flasë në emër të gjithë Europës në një komunikim të mundshëm me Rusinë. Pra, nëse keni ndonjë pyetje, jam i lumtur t'ju përgjigjem. Cilat janë ndjenjat e mia kur shoh presidentin Putin, presidentin Xi dhe presidentin Trump? Përse duhet të kem ndjenja? Jo, ai pyeti për ndjenjat. Ndërkohë përsëri e thashë edhe në deklaratën hyrëse se ishte diçka që duhej të ndodhte dhe që më në fund ndodhi që Europa vendosi të ketë një grup në frontin e parë i cili do të përfaqësojë Europën në një komunikim të mundshëm me Rusinë, sepse ka qenë një gabim strategjik që nuk e kemi bërë këtë që në fillim. Ose le të themi në fillim pati disa komunikime dhe më pas gjithçka u ndërpre dhe tani kjo ka rifilluar me shpresë dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Po ndodh...