Alarm për dronë në Itali, pezullohen fluturimet në aeroportin e Genovës

20 November 2026, 09:34 / BOTA ALFA PRESS

Alarm për dronë në Itali, pezullohen fluturimet në

Një alarm për praninë e dronëve të paidentifikuar pranë pistës së fluturimit ka shkaktuar pezullimin e përkohshëm të trafikut ajror në aeroportin “Cristoforo Colombo” të Genovës, në Itali.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së enjtes, më 19 nëntor, kur kulla e kontrollit ka konstatuar praninë e rreth katër ose pesë dronëve në afërsi të aeroportit, në të dyja anët e pistës. Për arsye sigurie, autoritetet vendosën të ndërpresin përkohësisht të gjitha lëvizjet ajrore.

Mes fluturimeve të prekura ishte edhe një avion i kompanisë ITA Airways, i cili ishte gati të nisej drejt Romës. Avioni mbeti i bllokuar në pistë pa marrë autorizimin për ngritje, ndërsa pasagjerët u zbritën përkohësisht dhe më pas u rikthyen sërish në bord.

Sipas raportimeve të mediave italiane, bëhet fjalë për një nga rastet e para të këtij lloji të regjistruara në aeroportet italiane. Për ngjarjen është njoftuar edhe autoriteti gjyqësor, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë.

Deri më tani nuk ka një informacion përfundimtar mbi origjinën e dronëve apo personat që mund të kenë qenë përgjegjës për praninë e tyre pranë aeroportit.

Po ndodh...