"Parti ku dëgjohet vetëm zëri i Berishës"/ Bushati: Nuk shoh rinovim, por plakje të PD-së! Ka mentalitetin dhe moshën e Berishës

19 November 2026, 23:11 / POLITIKË ALFA PRESS

"Parti ku dëgjohet vetëm zëri i Berishës"/

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka deklaruar se rinovimi që pretendon Partia Demokratike me të rinj, është i rremë, pasi rinovimi nuk bëhet në moshë por në ide. 

Bushati tha se PD ka në fizionominë e vet, mentalitetin dhe moshën e Berishës. 

"Nga pikëpamja statistikore kjo pasqyrë mund të jetë e vërtetë, por kjo mund të vlejë për gjendje civile, shënon moshën aty. Por unë kam një koncept të ndryshëm, kur flitet për rinovim. Të flitet për rinovim, në atë parti, të dëgjojmë ide të reja. Rinovim, po të shohësh grupin e Zegjinesë më të rinovuar seç janë ata, treçereku nuk i njohim, por nga mendja janë më pleq se deputëtët e 92. Këtë rinovim nuk e shoh unë por shoh plakje të PD. 

Rinovim është të dëgjojmë ide të reja, opozitë polifonike, jo opozitë ku dëgjohet vetëm zëri i Berishës. 

PD bëri një lloj bashkimi të sforcuar duke marrë grupin e kritikëve të Berishës. Minimumi do ta quaja risi, që ata që mbronin selinë para hunjve të grupit tjetër, të ruanin disa nga mendimet e tyre. Edhe grupi bashistëve u berishizua. Kjo tregon për një parti që në të gjithë dimensionet e saj ka marrë format mentalitetin dhe moshën e Saliut", deklaroi Bushati. 

Po ndodh...