Aksion i madh i policisë në Kosovë: Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

Policia e Kosovës ka bastisur 40 lokale të muzikës live dhe 62 qendra masazhi në të gjithë vendin në gjatë operacionit “Vjeshta 2026”, në kuadër të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Sipas të dhënave të Policisë, kontrollet u kryen në 40 lokale me muzikë live, ku u identifikuan gjithsej 285 persona, 223 femra dhe 62 meshkuj. Prej tyre, 117 ishin shtetas të Kosovës dhe 168 shtetas të huaj. Në mesin e shtetaseve të huaja, 155 ishin nga Shqipëria, nëntë nga Serbia, tri nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kolumbia.
NJOFTIMI I PLOTË
Policia realizon plan operativ kundër trafikimit me qenie njerëzore
Prishtinë, më 19 nëntor 2026
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka hartuar Planin Operativ ‘Vjeshta 2026’, dhe të njëjtin e ka realizuar me aktivitete në teren. Nga data 03-17.11.2026, Policia në koordinim dhe bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Qendror i Tregut -MINT, Inspektorati Qendror i Punës, inspektorë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe inspektorë sanitar dhe mbështetur po ashtu nga: Departamenti i Kufirit –Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Njësit Speciale NJSO, NJRSH dhe zyrtarë nga Drejtoritë Rajonale përkatëse, janë kryer aktivitet në vijim:
Kontrollimi i 40 lokaleve (Muzikë Live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 285 persona (223 femra dhe 62 meshkuj), prej tyre 117 shtetas të Kosovës ndërsa 168 shtetas të huaj (155 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë, 3 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Kolumbisë).
Prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT.
Kontrollimi i 62 ‘Qendrave të Masazhit’, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 120 persona (94 femra dhe 26 meshkuj), prej tyre 73 shtetase të Kosovës ndërsa 47 shtetase të huaj ( 19 femra shtetase te Shqipërisë, 27 femra shtetase të Tajlandës, 1 femër shtetase e Serbisë).
Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’, 7 janë mbyllur për shkelje administratave nga inspektorët.
Gjatë këtij plani janë evidentuar edhe 4 raste të kundërvajtjeve “Marrje me prostitucion” – Eskorta ku janë arrestuar gjithsejtë 8 persona: 4 meshkuj (3 kosovarë dhe 1 shtetas i Shqipërisë), 1 femër shtetase e Brazilit dhe 3 femra shtetase të Kolumbisë
Për kundërvajtjet “Marrje me Prostitucion”, janë dorëzuar fletëparaqitjet në Gjykatë ku të dyshuarve u është shqiptuar dënimi me gjobë, ndërsa shtetaseve të huaja me vendim të Gjykatës u është shqiptuar edhe masat plotësuese ‘Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës ‘ dhe ndalës hyrje ne RKS prej 6 muaj deri në 3 vite.
Gjatë realizimit të këtij plani të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në Lokale muzikës, Qendra masazhi dhe Esacorta u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast të kësaj natyre.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Protesta është më e madhe se partitë
Sorosi, Berisha dhe hipokrizia politike
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


