Aeroporti i Tiranës shënon rekord pasagjerësh, 40 milionë euro investime për zgjerimin e kapaciteteve

19 November 2026, 17:28 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aeroporti i Tiranës shënon rekord pasagjerësh, 40 milionë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar një rekord historik të fluksit të pasagjerëve, me 300 mijë udhëtarë në 10 ditët e para të nëntorit.

Sipas të dhënave të publikuara nga aeroporti, vetëm më 1 nëntor janë regjistruar 38 670 pasagjerë në nisje dhe mbërritje, përmes 226 fluturimeve.

Për të përballuar rritjen e trafikut dhe për të zgjeruar kapacitetet pritëse, në aeroport po realizohet një investim prej 40 milionë eurosh për transformimin e infrastrukturës.

Punimet, të cilat zhvillohen nga 9 deri më 27 nëntor, janë organizuar në 12 net, me qëllim që operimi i fluturimeve të mos ndërpritet gjatë ditës.

Në projekt janë angazhuar 380 punonjës, mes tyre 50 inxhinierë, ndërsa në dispozicion të tyre janë vënë 130 kamionë, 12 ekskavatorë, 30 betoniere dhe impiante moderne asfaltimi.

Po ndodh...