Sulmuesit e shekullit/ BBC publikon sondazhin, Ronaldo kryeson preferencat e tifozëve
Kristiano Ronaldo është shpallur sulmuesi më i mirë evropian i shekullit të 21-të, sipas një sondazhi të BBC-së, ku votuan dhjetëra mijëra tifozë. Portugezi kryeson një renditje që përfshin emrat më të mëdhenj të futbollit modern, duke lënë pas legjendën franceze Tieri Henri, i cili renditet i dyti, dhe Herri Kejn në vendin e tretë.

Kristiano Ronaldo është zgjedhur sulmuesi më i mirë evropian i shekullit të 21-të, sipas një sondazhi të BBC-së, ku morën pjesë dhjetëra mijëra tifozë futbolli.
Një renditje që sjell përballë emrat më të mëdhenj të futbollit modern, nga golashënuesit klasikë te sulmuesit e gjithanshëm, të aftë të bëjnë diferencën në momentet vendimtare. BBC kishte përzgjedhur fillimisht 20 kandidatë, ndërsa votat e publikut përcaktuan dhjetë më të mirët.
Në krye të klasifikimit qëndron Kristiano Ronaldo. Portugezi, 41 vjeç, vlerësohet për shifrat e jashtëzakonshme, aftësinë për t'u përshtatur me role të ndryshme në sulm dhe jetëgjatësinë në nivelet më të larta.
Pas tij renditet legjenda franceze Tieri Henri, i cili la gjurmë të pashlyeshme te Arsenali dhe Barcelona, ndërsa vendi i tretë i përket Herri Kejnit, falë vazhdimësisë dhe instinktit të jashtëzakonshëm para portës.
Robert Levandovski pozicionohet i katërti, përpara Erling Haaland dhe Kilian Mbapes, dy prej sulmuesve që pritet të dominojnë edhe vitet e ardhshme. Në vendin e shtatë është Uejn Runi, golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester United, i ndjekur nga Zlatan Ibrahimoviç. Dhjetëshen e plotësojnë Rud van Nistelrooy dhe Karim Benzema.
Një klasifikim që ndërthur epoka të ndryshme të futbollit dhe që tregon se madhështia e një sulmuesi nuk matet vetëm me numrin e golave, por edhe me ndikimin në lojë, trofetë dhe aftësinë për të vendosur fatin e ndeshjeve të mëdha.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Protesta është më e madhe se partitë
Sorosi, Berisha dhe hipokrizia politike
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

