"Pakt me armiqtë"/ Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që platformën e kanë kundër PD

19 November 2026, 12:44 / POLITIKË ALFA PRESS

"Pakt me armiqtë"/ Berisha: Po punojmë për koalicionin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita po punon për krijimin e një koalicioni të gjerë politik kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas tij, ky bashkim do të ketë një koncept të ri dhe do të ndryshojë nga koalicionet e krijuara në Shqipëri që prej vitit 1991.

Berisha theksoi se synimi është bashkëpunimi me çdo forcë politike, grup interesi apo faktor tjetër që e konsideron qeverisjen e Ramës si problemin kryesor të vendit.

Ai nënvizoi se ky koalicion do të krijohet duke ruajtur identitetin e secilës forcë politike, ndërsa nuk do të përjashtohen as grupimet që kanë qëndrime kundër Partisë Demokratike.

Biseda:

Gazetarja: Zoti Berisha, a keni ndërmarrë ndonjë hap për të krijuar koalicionin me të gjitha forcat që janë në opozitë për zgjedhjet lokale të datës 9 maj të vitit 2027?

Sali Berisha: Ne po punojmë. Vetëm se ky koalicion është i ndryshëm nga çdo koalicion që është bërë nga viti ‘91 gjer sot.  Çfarë do të thotë kjo?  Kjo do të thotë përpjekje e ndershme për të bashkëpunuar me çdo forcë politike, çdo grup interesi dhe të gjithë ata që konsiderojnë të keqen më të madhe Edi Ramën dhe narkoshtetin e tij. 
Çfarë do të thotë kjo? Një bashkim duke ruajtur të gjithë identitetet. Po! 
Një bashkim dhe me ata që platformën e tyre e kanë kundër Partisë Demokratike. Po! 
Në mënyrë që së bashku të përcjellim në banesën e turpit kreun e narkoshtetit shqiptar dhe të vendosim një qeveri për një kuadër ligjor të standardeve më të mira ndërkombëtare për zgjedhjet, siç është njoftuar
Secili të testohet para qytetarëve shqiptarë, dhe qytetarët shqiptarë të zgjedhin atë që konsiderojnë më të mirë. 
Pra, ky është një spektër i gjerë në konceptin tonë ku ne nuk përjashtojmë nga ky bashkërendim dhe bashkëpunim asnjë faktor që beson se Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit.

Gazetarja: Një pyetje në lidhje me reformën zgjedhore. A është kërkesa e Partisë Demokratike për ndryshimin e sistemit një kusht i panegociueshëm? Që do të thotë, do të kemi reformë zgjedhore pa sistem?

Sali Berisha: Ato që kemi paraqitur ne janë kërkesa jo vetëm të Partisë Demokratike, por janë kërkesa të të gjithë spektrit opozitar. Dhe ne jemi përshtatur, kemi përfillur kërkesat e të gjithë spektrit opozitar. E rëndësishme është që atyre t’u dalë zot i gjithë spektri opozitar.

Po ndodh...