Hyn me thikë në klinikën dentare, 44-vjeçari dhunon dhe kërcënon stomatologen
19 November 2026, 10:24 / AKTUALITET

Një tentativë grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku një 44-vjeçar ka hyrë me forcë në një klinikë dentare, i armatosur me një mjet prerës.
Sipas informacioneve, 44-vjeçari Artur Çina ka sulmuar stomatologen, duke i grisur përparësen dhe duke e kërcënuar me thikë. Më pas, ai ka arritur të marrë vetëm një laptop dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe arrestimin e tij.
44-vjeçari është vënë në pranga për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

