“Hetim për dhunën policore”/ Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut me tri kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë

Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani i janë drejtuar zyrtarisht katër grupeve parlamentare në Bundestagun gjerman, duke paraqitur tri kërkesa konkrete në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Tiranë dhe të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo”.
Përmes një kërkese zyrtare, aktivistët kërkojnë vëmendjen dhe angazhimin e institucioneve gjermane lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri, duke vënë theksin te mbrojtja e të drejtave themelore, liria e protestës dhe respektimi i shtetit të së drejtës.
Kërkesa e parë drejtuar Bundestagut është mbajtja e një qëndrimi publik në mbështetje të së drejtës për protestë paqësore, dënimi i dhunës policore dhe kërkesa për një hetim të pavarur mbi shkeljet e raportuara gjatë protestave në Tiranë.
Në kërkesën e dytë, aktivistët bëjnë thirrje për veprim parlamentar dhe llogaridhënie institucionale, përmes adresimit të çështjes me pyetje parlamentare dhe përfshirjes së Komisionit për Çështjet Evropiane. Ata kërkojnë gjithashtu që vëmendje e veçantë t’i kushtohet mbrojtjes së të miturve dhe gazetarëve, si dhe shqyrtimit të kufizimeve të reja që mund të cenojnë të drejtën për protestë.
Kërkesa e tretë lidhet me angazhimin e qeverisë gjermane në nivel evropian. Aktivistët kërkojnë një qëndrim të qartë të Berlinit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kushtëzuar përparimin me rezultate konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e natyrës.
Përmes kësaj nisme, diaspora shqiptare kërkon që zhvillimet në Shqipëri të mos mbeten jashtë vëmendjes së institucioneve evropiane dhe që procesi i integrimit të mos vlerësohet vetëm mbi bazën e deklaratave politike, por edhe të rezultateve konkrete në demokraci dhe përgjegjshmëri institucionale.
Kerkesat
Ne, aktivistë nga qytete të ndryshme nga Diaspora Shqiptare në Gjermani, në mbështetje të Protestave në Tiranë dhe të Revolucioni Flamingo, i jemi drejtuar sot katër Grupeve Parlamentare në Bundestag-un Gjerman.
Tri kërkesat tona drejtuar Bundestagut gjerman:
Qëndrim publik: Të mbështesë të drejtën për protestë paqësore, të dënojë dhunën policore dhe të kërkojë hetim të pavarur për shkeljet e raportuara.
Veprim parlamentar: Të kërkojë llogaridhënie përmes pyetjeve parlamentare dhe angazhimit të Komisionit për Çështjet Evropiane, duke përfshirë hetimin e pavarur, mbrojtjen e të miturve dhe gazetarëve, si dhe shqyrtimin e kufizimeve të reja mbi të drejtën e protestës.
Presion politik në nivel evropian: Të kërkojë një qëndrim të qartë të qeverisë gjermane në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke kushtëzuar përparimin me rezultate konkrete në shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e natyrës.
Shqipëria duhet të ecë drejt BE-së, por ky proces duhet të mbështetet në demokraci, shtet të së drejtës dhe përgjegjësi politike.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

