Dita e dytë e vizitës me leje nga Haga, Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë

19 November 2026, 10:08 / KOSOVA ALFA PRESS

Dita e dytë e vizitës me leje nga Haga, Jakup Krasniqi mbërrin

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur në shtëpinë e tij në lagjen “Velania” të Prishtinës, në orët e paradites së kësaj të enjte. Kjo është dita e dytë e vizitës së tij në Kosovë.

Vizita në Kosovë, atij i është mundësuar nga Gjykata Speciale për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas së tij.

Edhe në ditën e dytë, ai është sjellë nga automjetet e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Nën masa të rrepta sigurie, Jakup Krasniqi është përcjellë nga objekti i EULEX-it në Fushë Kosovë, deri te shtëpia e tij në lagjen “Velania”.

Siç raportuam edhe dje, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare, Jakup Krasniqi, është liruar dje nga qelitë e Hagës dhe ka mbërritur në Kosovë. Bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy muaj më parë, Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi lidhur me akuzat për krime lufte, ku akuzohet bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Po ndodh...