Portieri kuqezi i Interit, mediat italiane dhe spanjolle dashurohen me Tahon

Portieri i të rinjve të Interit, Alain Taho ishte një nga protagonistët absolut të Shqipërisë U-21 në barazimin 0-0 ndaj Spanjës, një prej favoriteve kryesore për fitimin e Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe. Portieri i Inter U23 u aktivizua në pjesën e dytë dhe zhvilloi një paraqitje fantastike, duke bërë disa pritje vendimtare. Veçanërisht e rëndësishme ishte ndërhyrja e tij në minutën e 88-të, pas goditjes me kokë të Pablo Garcias.
Mediat italiane e kanë vlerësuar maksimalisht ndeshjen e Tahos i cili sipas tyre tregoi siguri edhe në daljet në lartësi, duke u kthyer në një mur të vërtetë për sulmuesit spanjollë.
Paraqitja e tij u vlerësua edhe nga prestigjiozja spanjolle Marca, që e cilësoi lojtarin më të mirë të Shqipërisë: “Është ai përgjegjësi që Spanja nuk arriti ta fitojë këtë ndeshje.”
Portieri i lindur në vitin 2007 ka kontratë me Interin deri më 30 qershor 2030. Pas një gjysme të parë të sezonit me vetëm dy paraqitje në Serie C me Inter U23, kjo performancë mund t'i japë një shtysë të rëndësishme për të fituar më shumë hapësira në skuadër.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

