Mbyllet protesta e 172-të kundër kastës politike
Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të marte, 18 nëntor, protesta e 172-të kundër qeverisë. Protestuesit e përfunduan tubimin përpara godinës së Kuvendit, ku përcollën mesazhe të forta ndaj deputetëve, duke i akuzuar se nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.
Më herët, qytetarët u mblodhën në Sheshin Skënderbej, ku kënduan këngë patriotike dhe brohoritën në kor: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”. Më pas, ata u zhvendosën drejt Parlamentit, ku vijuan protestën me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë dhe përfaqësuesve të saj.
Protesta e sotme u zhvillua në përgjithësi e qetë, pa incidente të raportuara. Ndërkohë, Policia vijon të mos lejojë qytetarët të protestojnë në bulevard, duke u mbështetur në një akt të fundit normativ të qeverisë, sipas të cilit tubimet nuk mund të zhvillohen në sheshe.
Nga ana tjetër, protestuesit e konsiderojnë këtë kufizim të paligjshëm, duke argumentuar se e drejta për të protestuar garantohet nga Kushtetuta dhe se veprimet e Policisë cenojnë këtë të drejtë.
Paralelisht me protestën që mbahej jashtë godinës, brenda Kuvendit vijojnë diskutimet për Buxhetin e vitit 2027, i cili pritet të hidhet në votim.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

