VIDEO/ Jakup Krasniqi përfundon pas 6 orësh vizitën në Kosovë, largohet nën prezencën e policisë dhe thirrjeve: UÇK!

18 November 2026, 17:21 / KOSOVA ALFA PRESS
VIDEO/ Jakup Krasniqi përfundon pas 6 orësh vizitën në

Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi është afruar drejt afatit për përfundimin e vizitës së tij në familje.

Me veturat e EULEX-it dhe nën shoqërinë e zyrtarëve të Gjykatës Speciale, Krasniqi është shoqëruar deri te shtëpia e tij, e të cilat më pas edhe do ta transferojnë sërish për në Hagë. Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, para shtëpisë së Krasniqit, po qëndrojnë edhe një numër i qytetarëve që janë mbledhur për ta takuar atë, por një mundësi e tillë nuk i është lejuar as vëllait të tij. Kjo është vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vitesh nga Gjykata Speciale.

Po ndodh...