VIDEO/ Nga grumbullimi para Ministrisë së Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

18 November 2026, 16:16 / POLITIKË ALFA PRESS
VIDEO/ Nga grumbullimi para Ministrisë së Arsimit, protestuesit

Pas grumbullimit të tyre para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Parlamentit, aty ku po zhvillohet edhe seanca plenare.

Protesta e ditës së sotme vjen pas njoftimit të studentëve se do të organizojnë tubime çdo të mërkurë dhe të shtunë, ku kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të qeverisë.

Ndërkohë, në Kuvend po vijon seanca plenare, e cila ka nisur që prej orës 10:00 të paradites, ku po diskutohen buxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale.

Po ndodh...