Aksident në aksin Shkodër-Koplik, përplasen dy “Mercedes”, 6 të plagosur

18 November 2026, 11:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, përplasen dy

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik, ku janë përplasur dy automjete tip “Mercedes-Benz”. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar 6 persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30. Njëri prej të dëmtuarve, shtetasi D. R., 33 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pesë personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Po ndodh...