Rasti me malarje në Spitalin Infektiv, pacienti i huaj largohet nga spitali
18 November 2026, 11:09 / AKTUALITET
Një shtetas i huaj i prekur nga malarja është trajtuar në Spitalin Infektiv në QSUT. Burime zyrtare bëjnë me dije se pacienti është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.
Ky nuk është rasti i parë i malarjes i regjistruar në vendin tonë gjatë viteve të fundit, pasi edhe më herët ka pasur qytetarë të prekur nga malarja.
Të gjitha rastet sporadike të këtij infeksioni janë të importuara nga jashtë. Malaria është sëmundje infektive që nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu. Ajo transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe mund të shkaktojë temperaturë të lartë, të dridhura, dhimbje koke dhe komplikacione të rënda nëse nuk trajtohet në kohë.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

