PD braktisi sallën, Rama i ironizon gjatë prezantimit të buxhetit: Do të mbeten në histori si hapësit e gropave

18 November 2026, 11:04 / POLITIKË ALFA PRESS

PD braktisi sallën, Rama i ironizon gjatë prezantimit të

Gjatë fjalës për projektbuxhetin e vitit 2027, kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën, duke thënë se ajo do të mbetet në histori për “gropat” e hapura gjatë qeverisjes të saj, ndërsa socialistët do të kujtohen si “ndërtuesit e Shqipërisë së re europiane”.

Rama tha se nga 1 janari nuk do të ketë taksë qarkullimi.

“Dëshirën për të ulur taksat e kemi të shkruar në programin tonë të parë. Duke nisur nga 1 janari, s’do të kemi taksë qarkullimi. Dëshirën për të rritur më shumë pensionet, për të mbështetur familjet e reja, e kemi pasur qysh në krye të herës, por nuk janë dëshirat që mbushin arkën e shtetit, nuk janë dëshirat që përcaktojnë rrugën e një qeverisjeje, nuk janë dëshirat që e bëjnë një qeveri më të mirë, por është ekonomia që mbush arkën e shtetit.

Ndryshimi mes asaj që ti do të bësh dhe asaj që je në gjendje të bësh është dallimi mes premtimeve që mbeten në ajër dhe zotimeve që nuk harrohen, por që me këmbëngulje përmbushen, duke mbushur paraprakisht arkën e shtetit për t’i mbajtur ato zotime. Nëse përpiqesh t’u pëlqesh njerëzve pa bërë llogaritë, atëherë nuk bën asgjë tjetër veçse i hap gropën atij që vjen pas.

Këta që nuk janë këtu, bashkë me ca që kanë mbetur, janë ata që në historinë e këtij vendi do të mbeten si hapësit e gropave të qeverisjes së parë e të dytë. Ndërkohë që historia do të flasë për ne si ndërtuesit e Shqipërisë së re europiane”, tha Rama.

Po ndodh...